Ballina / Teknologji / Blackberry e rikthen Androidin
Blackberry e rikthen Androidin

Blackberry e rikthen Androidin

Qysh në janar të 2014-së, Ron Louks, që kishte vetëm pak ditë në krye të sektorit të telefonisë inteligjente të Blackberry-t, udhëtoi drejt Las Vegasit, por jo për të provuar fatin në kazinotë e famshme të këtij qyteti, por për të vënë bast për të ardhmen e kompanisë kanadeze. Basti u vendos me Google, me të cilën edhe drejtori i përgjithshëm i BB-së, John Chen kishte vendosur kontaktet me objektiv daljen në treg me një produkt me sistem operimi Android, sistemi më i përhapur në telefoninë inteligjente.

Pa u mbushur ende dy vite që nga ajo kohë, BlackBerry është gati për hapin e madh. Më datë 6 nëntor pritet hedhja në treg e BlackBerry Priv, telefoni i parë i kompanisë kanadeze me sistem operimi Android.

Me këtë veprim, BlackBerry heq dorë nga sistemi i vet i operimit për t’u përshtatur më mirë në treg dhe për t’u rikthyer në kohët e lavdishme, atëherë kur konkurronte me iPhone të Apple.

Por çfarë ofron Priv? E para një ekran prej 5.4 polësh me rezolucion 1440×2560 dhe densitet pikselash prej 540 ppi, mbrojtës Gorilla Glass 4, ekran të përthyer, 32 GB memorie të brendshme, 3 GB memorie të përkohshme dhe mbi 200 GB memorie të jashtme.

Sa i përket procesorit, ai është Cortex0A57 dual-core 1.8 GHz dhe quad-core 1.44 GHz Cortex A53. Cilësi dhe pastërti maksimale ofrohet edhe me kameran. 18 megapixel të kameras Schneider-Kreuznach garantojnë qartësinë maksimale, ndërsa kamera ballore është 2 megapixel.

Risi është edhe gjetja e tastierës. Bëhet fjalë për një telefon me prekje (touch), por nuk hiqet dorë nga tastiera klasike, e cila tek BlackBerry Priv është opsionale. Pajisja është e ndërtuar me shina dhe mjafton një lëvizje e lehtë e pjesës së ekranit dhe nën të shfaqet tastiera fizike. Përdorimi i kësaj tastierë është menduar kur keni duart e lagura apo kur jeni nostalgjikë për këtë formë tastiere. Kaq sa u përket të dhënave kryesore, sigurisht pa harruar edhe çmimin, që pritet të shkojë nga 900 deri në 1000 dollarë.

 

 

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar