Ballina / Teknologji / Samsung Galaxy S7 i riu, rezistent ndaj ujit
Samsung Galaxy S7 i riu, rezistent ndaj ujit

Samsung Galaxy S7 i riu, rezistent ndaj ujit

Samsung në modelet e tij më të reja do të sjellë disa veçori të popullarizuara përsëri.
Modelet e ardhshme të kompanisë koreane, Galaxy S7 dhe S7 Edge do të jenë rezistent ndaj ujit dhe do të kenë një mikro-kartë SD, bëhet e ditur sipas një raporti të ri.

Të dyja këto veçori mungonin në modelet më të fundit të Samsung, Galaxy S6 dhe S6 Edge, ani pse ishin në Galaxy S5, i cili debutoi më 2014, transmeton GazetaExpress.

Mikro-karta SD do të mbështesë karta mbi 200GB dhe të dyja pajisjet do të jenë rezistente ndaj ujit në thellësi një metër, thuhet sipas raportit të VentureBeat.

Edhe pse këto dy veçori ishin në Galaxy S5, raportet e fundit bëjnë të ditur se celularët e rinj do të kenë dizajnin e njëjtë me Galaxy S6.

Galaxy S7 do të ketë ekranin e njëjtë 5.1 inç, përderisa S7 Edge do të ketë ekran 5.5 inç.

 

 

Rreth promo

Komentoni

Email adresa juaj nuk është publikuar.Fushat e kërkuara janë mbushur *

*

Dil në fillim
promo.infosite.alpromo.infosite.co
Na konktatoni

Na dërgoni një email dhe ne do ju përgjigjemi së shpejti!

Pyejte? Jemi gati për të ju ndihmuar!

Kliko Enter për të biseduar